Tirana ne foto me ngjyra 1913.

Pikturat (muralet) e xhamisë së vjetër apo Sulejman Pashës që ishte xhamia themeluese e kryeqytetit shqiptar tiranë.
Qyteti u zhvillua rreth xhamisë, i cili u rikrijua nga pashai shqiptar  Sulejman Bargjini, së bashku me  te u ndertua edhe një hamam dhe një furrë buke.

Ndërtuar më 1614, ishte xhamia më e vjetër e qytetit të Tiranës, ishte edhe një nder  xhamitë më të vjetra në Shqipëri. Gjenerali Otoman shqiptar etnik, Sulejman Bargjini kishte luftuar për Otomanët kundër Persisë.

Pranë xhamisë së Sulejman Pashës ishte varri  i tij. Varri i Kapllan Pashës është në të njëjtën lagje.


Xhamia u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore, mbetjet e saj dhe minarja e saj  janë shkatërruar më 1967, nga diktatura e re komuniste , e cila shkatërroi gjithashtu shume objekte kulti myslimane dhe kristiane. Ne  truallin e kasaj xhamije u ndertua  Monumenti i “Ushtarit të Panjohur”
Foto jane nga: “Shqipëria në ngjyra”  1913, August Leon, (foto)  e koleksionit Albert Kahn, Paris, Francë.