Tirana shkon djathtas në këto zgjedhje, mazhoranca e humbur përballë opozitës së bashkuar . Parashikimi i analistit Çuri.
Tirana shkon djathtas në këto zgjedhje, mazhoranca e humbur përballë opozitës së bashkuar . Parashikimi i analistit Çuri.
9 JANAR 2021
Analisti Arjan Çuri deklaron se Tirana do të shkojë djathtas, teksa ka komentuar drejtuesit politikë të PS për çdo qark në vend për zgjedhjet e 25 Prillit.
“E vështirë është, Tirana me shumë mundësi shkon djathtas. Tirana kryesisht e ndan nëse pushteti do qëndrojë tek ai që e ka apo do e fitojë ai që ka.
Unë mendoj se Tirana lëviz dhe shkon djathtas. Në këto zgjedhje PS i ka të gjithë kundra”, tha analisti në ‘Zonë e lirë’.
Duke u ndalur te sondazhet për 25 Prillin, Çuri thotë se në përballje me opozitën e bashkuar, mazhoranca del në humbje.
“Ajo që është e vërtetë, është se PS si subjekt është e parë. Por në përballje me opozitën e bashkuar, mazhoranca del në humbje. Fakti që i keni të gjithë kundra dhe skandalet do vijnë duke u shtuar këto muajt e fundit, kjo do t’ju disfavorizojë. Do t’i nxjerr prokuroria italiane”, tha Arjan Çuri.