Tjetër fundjavë në izolim, ndalohet edhe qarkullimi i makinave
Tjetër fundjavë në izolim, ndalohet edhe qarkullimi i makinave
Edhe këtë fundjavë lëvizja do të jetë e kufizuar. Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Ndërsa të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ndërsa të dielën të gjitha mbyllur.
Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, me përjashtim të atyre që do shkojnë në punë dhe me autorizim. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.
Si gjithmone ishte kryeministri Edi Rama i cili mbreme njoftoi rregullat e levizjes.
Nga Lapsi.Al