Tjetër ngjarje në Irak

 Januar 8, 2020

Zhvillime të reja nga Lindja e Mesme. Pas sulmit të një nate më parë një tjetër është ndërmarrë para pak çastesh.

Mësohet se 2 raketa “Katjusha” janë hedhur në atë që njihet si “Zona e gjelbër” në Bagdad ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurisë për mediat ndërkombëtare. Washington Post shkruan se nuk ka pasur viktima.

Menjëherë në ambasadën amerikane janë dëgjuar sirenat e alarmit. Reuters shkruan se njëra nga raketat shpërtheu 100 metra larg murit të ambasadës.

Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre. Sulmet janë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Nga MEGA NEWS