Tjetër protestë, – Minatorët paralajmërojnë grevë urie. –
Tjetër protestë, – Minatorët paralajmërojnë grevë urie. –
12 Dhjetor, 2018
Ndërkohë që në Tiranë studentët po protestojnë prej disa ditësh, në Bulqizë janë ngritur minatorët.
Mësohet se minatorët kërkojnë plotësimin e kushteve në punë si dhe për statusin e tyre.
Bëhet e ditur se minatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse qeveria nuk i përgjigjet atyre pozitivisht. Ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.
Minatorët shoqërohen në protestë nga familjarët e tyre, si dhe qytetarë të Bulqizës. Ata kanë lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ndërsa presin përmirësimin e kushteve.
Nga TPZ.Al.