
Tjetërsimi i votave nga socialistët. Pano Soko: – SPAK-u në terren ka shqetësuar Ramën. – PS përdor administratën për fushatë

Edi Rama
21 Shkurt 2025
Pano Soko nga ‘Nisma Thurje’, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar strategjinë e SPAK për monitorimin e gjithë territorit dhe diasporës për krimet zgjedhore gjë që ka shqetësuar Ramën.
Ai tha se SPAK tashmë është në terren dhe Rama është i shqetësuar pasi PS po përdor paratë publike dhe administratën për fushatën zgjedhore.
Sipas tij, halli i që ka Rama është fitorja e zgjedhjeve e cila po bëhet përmes makinerisë së zgjedhjeve që janë administrata e cila vihen në lëvizje përmes presionit, mekanizëm i cili duket se po cedon për shkak të SPAK.
“SPAK është fizikisht prezentë, strategjia e hartuar dhe bërë dje publike tregon hapat që do ndërmerreshin, por do të ndërmerren dhe është në terren tashmë, prandaj dhe Rama është i shqetësuar. Ata e kanë seriozisht punën e krimit zgjedhor dhe kjo e shqetësoi Ramën.
Angazhimi i administratës në mënyrë të paligjshme në fushatë zgjedhore dhe duke i bërë subjekte të ndjekjes penale kjo mund ti shkatërrojë të gjithë makinerinë për të fituar zgjedhjet, prandaj është i shqetësuar Rama.
Unë këtë kam si lakmues, po u shqetësua Rama gjëja është serioze dhe këtë kemi parë se të paktën këtë muaj të fundit ai është i shqetësuar.
Ramën nuk e shoh të shqetësuar nëse mekanizmi do i lihej në rregull sepse votën do ja japin shqiptarët.
Të gjithë po përpiqen dhe Rama të kalojë këtë ka gurë prove, nëse kalon provën me sukses këto zgjedhje, të përdorë rehat administratën, krimin, të bleje rehat votën, Rama nuk do shqetësohej sepse pretendon të marrë sërish një rezultat dhe kur të jetë në krye të qeverisë do tentojë të bëjë lidhjet e reja.
Unë e shoh të shqetësuar se te halli i parë që ka që është fitorja e zgjedhjeve është makineria e zgjedhjeve që janë administrata që vihen në lëvizje përmes presionit, mekanizëm i cili duket se po cedon për shkak të SPAK.”