“T’marojmë çik punë me Anin te Hipoteka”, merret në pyetje drejtori që doli në përgjime me Avdylajn
“T’marojmë çik punë me Anin te Hipoteka”, merret në pyetje drejtori që doli në përgjime me Avdylajn
24 qershor 2019
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ani Dyrmishi është marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda, dy ditë më parë, për dosjen 339, pasi emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, për blerjen e votave në Durrës.
Në 2017, Dyrmishi ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa emri i tij doli në bisedën mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylaj, ku ky i fundit thotë se po e pret atë tek hipoteka.
Ndërkohë, po dy ditë më parë, të shtunën u mor në pyetje Ilir Ndraxhi, deputeti i PS-së, vëllai i të cilit u kap në përgjime në bisedë me Avdylajn.
Përgjimi :
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako:Hehe, ça bone?
Avdylaj:Ça bohet?
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj:Ka je vllai?
Dako: Dëgjo…
Avdylaj: Hë vlla
Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart
Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.
Dako: Ku je ti?
Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?….
Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës
Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!
Gazeta Panorama