Tmerr në Kinë/ Shpërthejnë rastet e reja, pacientja zero “zhduket nga faqja e dheut”
Tmerr në Kinë/ Shpërthejnë rastet e reja, pacientja zero “zhduket nga faqja e dheut”
11 Maj 2020
Raste të tjera të reja të koronavirusit janë shfaqur në Kinë. Të hënën, 17 infektime u raportuan në vendin ku lindi sëmundja e për të cilin, u duk se ajo tashmë ishte një histori e mbyllur. Dy “re” infeksioni, edhe pse në përmasa të vogla u zbuluan njëra në Wuhan, atu ku shpërtheu pandemia, dhe tjetra në një zonë në verilindje të Kinës.
Njëri prej të infektuarve të fundit në Wuhan është një 89-vjeçar, i cili kishte qenë asimptomatik përpara se të dilte pozitiv në testin për koronavirus. Prej më shumë se një muaji, në Wuhan nuk kishte pasur më shenja të Covid 19.
Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shtuar së fundi kritikat ndaj saj duke thënë se nuk bëri mjaftueshëm për ta ndaluar epideminë që në fillim në Wuhan dhe Hubei.
Polemikat vazhdojnë të rrethojnë edhe origjinën e virusit. Ndonëse mjaft shkencëtarë dhe ekspertë mendojnë se ai është nuk është bërë nga dora e njeriut, zerat ndryshe nuk fashiten.
Clive Hamilton, autor I respektuar dhe ekspert i çështjeve të Kinës, iu kthye kësaj cështjeje duke thënë për Sky News se virusi ka dalë nga laboratori e jo nga tregu i kafshëve të egra. Rastet më të hershme të sëmundjes sipas tij, kanë qenë persona të cilët nuk kishin asnjë kontakt me tregun në fjalë.
“ Kjo është vërtetuar tashmë nga studime të cilësisë së lartë”, u shpreh Hamilton. Ai shtoi se përdorues të internetit në mbarë Kinën po kërkojnë për gruan që punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan, e që mendohet të jetë “pacientja zero”, e cila duket sikur është “zhdukur nga faqja e dheut”.
©Copyright Gazeta SHQIP