Toka nuk gjen qetësi! Pas dy lëkundjeve në Shqipëri, goditet nga tërmeti Kroacia
Toka nuk gjen qetësi! Pas dy lëkundjeve në Shqipëri, goditet nga tërmeti Kroacia
24 SHKURT 2021
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është shënuar në Kroaci para pak minutash. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën e Sisak-Moslavina rreth 38 km në juglindje të Zagrebit.
Thellësia e tij ka qenë rreth 10 km, nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar apo dëme materiale deri më tani.
Kujtojmë që një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Tërmeti ka qenë me thellësi 2 km dhe me epiqendër detin Adriatik.
Gazeta Sot