Toka nuk gjen qetësi. – Tërmeti i fortë godet Greqinë mëngjesin e sotëm, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Toka nuk gjen qetësi. – Tërmeti i fortë godet Greqinë mëngjesin e sotëm, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
L9 SHKURT 2021
Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e sotëm Greqinë. Tërmeti me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ra të mëngjesin e kësaj të marte në një zonë detare në perëndim të ishullit të Samosit, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik grek.
Thellësia fokale e lëkundjeve vlerësohet në 10 km dhe epiqendra e tij në 33 km në perëndim të ishullit të Samos.
Kujtojmë se kjo pjesë e Egjeut është një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku në tetor të vitit të kaluar një tërmet i fuqishëm ka shkundur ishujt përreth, ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Greqi ashtu edhe dhe në Turqi.
Magnitudë e lëkundjeve të tetorit ishte 6.9 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra u raportua se ndodhej në verilindje të ishullit Samos me thellësi fokale prej 10 km. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe 2 viktima, të cilët ishin 2 adeleshentë që po ktheheshin nga shkolla.
Gazeta Sot