27 Janar 2024

Dy 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selanikut herët në mëngjesin e së shtunës, u gjendën papritur në një vrimë gjigante.

Siç raportojnë mediat greke, një vajzë dhe një djalë ishin duke ecur në zonën e Bit Pazarit, konkretisht në rrugën Tosica, kur papritur rruga u shemb dhe dy ranë në një gropë.

Të dy të rinjtë ngelën të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

CNA