
Tom Doshi njofton se do kandidojë në 11 maj: – Do të jem deputet i Shkodrës.
8 Shkurt 2025
Tom Doshi ka hapur sot zyrën e tij elektorale në Shkodër.
Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës, pas zgjedhjeve.
Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 majit.
Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet.