Tomor Alizoti – Nuk mund të lësh karrigen e kryeministrit ne Kuvend bosh sepse je trembur. – Edhe në kohën e monarkive, grupi i Senatorëve detyronin monarkun të vinte në debat.
4 Shkurt 2023
Tomor Alizoti e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama si një njeri frikacak pasi shmangu debatin politik në Parlament për çështjen “McGonigal”.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Alizoti deklaroi se nuk lihet bosh karrigia e kryeministrit në Parlament, kur opozita kërkon interpelancë me të, për një çështje që dyshohet se është i përfshirë vetë ai.
Duke u nisur nga kjo sjellje, deputeti demokrat thotë se Rama nuk është mentalisht i përgjegjshëm për të mbajtur postin e kryeministrit, pasi po braktis detyrën.
Alizoti: I ka mbetur vetëm fjala Parlament po s’ka ngelur asnjë element që e përkjufizon si të tillë. Në dy seancat e fundit, kryeministri zgjodhi të mos jetë kryeministër. Nuk mund të lësh karrigen e kryeministrit bosh sepse je trembur. Edhe në kohën e monarkive, grupi i Senatorëve detyronin monarkun të vinte në debat. Një politikan me nivel të lartë duhet të përballet, dhe nuk mund të fshihet. Unë e dija që ishte frikacak, por në këto dimensione nuk e mendoja kurrë. E shoh mentalisht jo përgjegjës për të qenë kryeministër.
Kur thirret për një interpelancë thirret i pari i vendit. Edhe si një njeri zyrtar, kam humbur çdo lloj respekti. Është njeri frikacak, nuk është për kryeministër. Nuk lihet karrigia e kryeministrit bosh në Parlament, është burracak. Duhet të vijë kryeministri të përgjigjet në interpelancë.
Nuk kam asnjë shpresë. Opozita bën detyrat e saj. Në demokraci, qeveria përgjigjet. AI e ka lënbë Parlamentin. Është për të qeshur dhe për të qarë. Për hir të detyrës që kanë, është braktisja në detyrë. Ka lënë detyrën. Si mund të përjashtosh kolegët që kërkojnë kryeministrin në seancë. Skandali është me kryeministrin. Është braktisje në detyrë, është burracak. Krizën më të madhe në këto 30 vjet, me të gjithë problemet që ka demokracia në Shqipëri, këtë s’e ka bërë askush. Është kapiteni i një anije që ka ikur i pari dhe ka lënë ekipin e vetë. NJë kryeministër, në kohë paqem, nuk është vetëm për të dhënë tendera.
Gazeta Sot