Top Story: – Ja partitë që kanë plotësuar listat me kandidatë “fantazmë”
Top Story: – Ja partitë që kanë plotësuar listat me kandidatë “fantazmë”
20 PRILL 2021
Në listën e qarkut të Lezës, për Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Myslym Murrizi, na tërhoqi vëmendjen kandidati me nr 6. Bëhet fjalë për shtetasin Martin Ndreca, 38 vjeç i lindur në Kalivaç të Lezhës. Çuditërisht dokumentat e Martinit janë plotësuar nga shtetasja Rajmonda LLeshi, banuese në lagjen Ishull Lezhë. Kjo shtetase ka vendosur edhe kartën e saj të identitetit si dhe numrin e tel.
Ky numër u kontaktua nga stafi i Top Story, por aty u përgjigj bashkëshorti i Rajmonda Lleshit. Ai u shpreh se Martin Ndreca ishte shoku i tyre por që si kishin numër kontakti. Kur u pyet se si gruaja e tij ka plotësuar një formular për dikë tjetër, duke bërë një shkelje penale, personi mbylli telefonin.
Martin Ndreca është i 6 në listë, ndërsa Rajmonda Lleshi është e 7. Është e qartë që këta persona njihen me njëri-tjetrin dhe se emrat e tyre janë vendosur në listë për ti bërë nder dikujt.
Nëse kalojmë në qarkun e Elbasanit do të shohim një tjetër problem sa i përket kandidatëve. Këtë herë bëhet fjalë për koalicionin ABEOK, një parti e pensionistëve të bashkuar, ku mes tyre spikat deputeti Selami Jenisheri. Ata kanë nisur të vendosin kandidatë në lista pa djeninë e tyre.
Ky është rasti i Marjana Dollanit e cila nuk e dinte që kandidonte për deputete në qarkun e Elbasanit. Ajo është e 11 në listë dhe regjistrimi i saj është bërë pa patur djeni. Pasi e ka marrë vesh ajo ka kërkuar që të çregjistrohet.
Top Story ka siguruar dokumentat ku koalicioni ABEOK njofton KQZ për dorëheqjen e tre kandidatëve. Dy prej të cilave janë mësuese dhe nuk duan të humbasin vendin e punës. Ndërsa rastin e Marjana Dollanit e kanë justifikuar sikur ajo është regjistruar pa i treguar bashkëshortit dhe kjo ka shkaktuar sherr në familje.
Po nga ky koalicion kemi një tjetër kandidatur që pranon që e ka emrin në listë për ti bërë nder dikujt dhe jo se i intereson të merret me politikë. Bëhet fjalë për Bardhe Lisi, e cila kandidon e 10 në listë në qarkun e Shkodrës për partinë e pensionistëve të bashkuar.
Bardhe Lisi është 38 vjeçe, me arsim të mesëm dhe ka 11 vjet eksperiencë punë në rrobaqepsi. E kontaktuar nga Top Story për të bërë një profil të kandidatëve të panjohur ajo u shpreh se nuk është për këtë punë.
“Unë jam një punonjëse e thjeshtë. Nuk marrë vesh nga politika. Në listë e kam emrin sa për ti bërë nder dikujt.” – u përgjigj në telefon kandidatja e ABEOK.
“Partitë e vogla në Shqipëri vërtet mund ti mbledhin nja 7 mijë firma njerzish, medemek quhen anëtar por askujt nuk i shkon në mendje se ata janë anëtar të vërtetë. Unë mendoj se sot në Shqipëri ka parti që në këto zgjedhje do të kenë më shumë kandidatë për deputet sesa votues të tyre. Sepse një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve për deputet janë kotë aty, ndonjë merr edhe ndonjë lekë thjesht sa për tu futur në listë dhe me gjasa do të votojë një parti tjetër”, u shpreh Arlind Qorri, Pedagog
Ligji kërkon që si partitë e voga ashtu edhe ato të mëdha që hyjnë në zgjedhje të plotësojnë listat me 153 kandidatë. Kjo bën që partitë e vogla të mbushin listat me kandidatë vetëm sa për të plotësuar numrin.
“Në këtë sens do të duhej që të kishim një tolerancë ligjore ku partitë e vogla do të duhet të liheshin të kandidonin me aq anëtarë sa ata e mendonin të arsyeshme se do të mund ti jepnin shoqërisë. Por nga ana tjetër ne duhet të kuptojmë se për tu marrë me politikë dhe për të krijuar një parti nuk është një çështje dëshire apo një çështje ekstravagance, ajo duhet të kalojë mes procesesh që do të duhet të mirëfunksionojnë në shoqërinë tonë”, u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.
“Kjo ishte një marrëdhënje shkak pasojë. Për shkak se prodhuam deputet artificial dhe media i dha rëndësi këtyre deputetëve për të cilët erdhi një dedline duhet të linin mandatin. Kështu ata krijuan parti artificiale dhe sic do parti artificiale kemi kandidatë të tillë të cilët thonë se janë anëtar të Këshillit të Europës apo thonë se janë pastiçier, por as pastiçier nuk mund të kenë punuar. Pra çudirat me të cilat mbushin cv e tyre për ti çuar përball qytetarëve por kjo sërsish është një fyerje. Pra vazhdon që qyterët të fyen me këto llojë kandidatësh që ju çohen përapara por besoj që me hapjen e listave dhe me mundësinë që ju është dhënë në këto zgjedhje mendoj se ky problem do të elemninohet pas 25 prillit”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.
Gazeta Shqip