Topalli e Patozi janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale!
Topalli e Patozi janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale! –
Nga Agron Gjekmarkaj
29 mars 2021
Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishim duke folur kundër qeverisë e Ramës, debati filloi me një sulm ndaj PD që zonja ka qenë anëtare, Kryetare e Kuvendit. Nga Agron Gjekmarkaj
Shërbim i pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD.
PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik.
Me duket e paarsyeshme që përballë Ramës të sulmosh PD.
E kam thënë edhe herë të tjera që më duket shërbim ndaj qeverisë. Sepse nuk dëmtohet PD, as Basha. Të gjithë të djathtët e dinë, se rrëzimi i Ramës mund të ndodhë. Nuk e bën dot me gjithë çfarë kanë bërë Topalli e Patozi. Janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale !