![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/01/640-0-61d74a1b7c530.jpg?fit=640%2C323&ssl=1)
Topalli nxjerr foton: – Ja si Basha ka blinduar PD-në nga brenda, pa fjalë
Topalli nxjerr foton: – Ja si Basha ka blinduar PD-në nga brenda, pa fjalë
6 JANAR 2022
Topalli nxjerr foton: Ja si Basha ka blinduar PD-në nga brenda, pa
Ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihen dyer e brendshme të hekurit në selinë e PD-së, duke e kthyer gjithçka në hermetike.
“Pa fjalë”, shkruan Topalli në mesazhin e saj në Facebook, ndërsa ky akt ndërmerret nga Basha që ka bllokuar derën kryesore të selisë blu dhe se hyrjet bëhen nga pjesa anësore e godinës
PD zyrtarisht shprehet se në PD po kryehen punime rikonstruksioni dhe se ky është shkaku i vendosjes së adezivëve.
Por mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha akuzojnë se Basha e ka kthyer PD-në një tip burgu ku nuk lejohen të hyjnë persona pa lejen e tij.
Gazeta Shqip