
“Toyota Yaris”/ “Bundra luan edhe me Taon”,. – Berisha lexon bisedat e SkyECC ku përmendet Balla: – Ja çfarë thotë personi që priste 5 mln eurot në Durrës
27 Shkurt 2025
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lexuar në foltoren e Kuvendit bisedat në aplikacionin Sky ECC ku përmendet sipas tij ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla.
Biseda e lexuar nga Berisha
Sali Berisha: M.q.s ky sot tha nuk quhem Tao, por Krenar do t’ju lexoj disa rreshta prej tij.
Daupaj: S’do t’i bëj nder Ballës.
Radovan Çela: Këto ditë po më pyet. Do të jetë prap Balla? Apo do të jesh ti?
Vladi (është ai që priste 5 mln euro në Durrës): Ok se flas unë por të na tregojë mënyrën si do ta mbyll…
Radovan Çela: Nga Tao-Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat.
Radovan Çela: Se bundra luan edhe me Taon.
(Berisha: E kuptoni se sa e rëndë është. Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos).
Bisedë: Jo, e ke gabim
Spiropali: Ju lutem me këtë fjalor…
Sali Berisha: Shkruhet këtu… Është fjalor me shkrim këtu, e ka përdorur vetë ai.
“Thotë i dola borxhit Taos”.
Sali Berisha: Ja kush ju përfaqëson… Ja kush del krenar para jush, si ka mundësi që jeni kështu?
Lexon tjetër mesazh: Dakord tha, do ta pengoj unë, i dola borxhit…