
Traagjas: – Perplasje me Policine.

4 Mars 2025
Mëngjesi i sotëm ka shënuar një përplasje mes banorëve të fshatit Tragjas dhe forcave të policisë, pasi ata kundërshtojnë punimet e ujësjellësit.
Mësohet se ditën e sotme, IKMT-ja e shoqëruar nga efektivë të policisë dhe FNSH-ja shkoi në Tragjas dhe rrethoi zonën, në mënyrë që të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit.
Por banorët prej kohësh e kanë kundërshtuar projektin dhe kanë kërkuar konsultim edhe me bashkinë. Ata pretendojnë se nuk janë informuar aspak lidhur me të.
Projekti ka shkaktuar shqetësim dhe kundërshtim nga banorët, pasi merr burimin e ujit që përdor fshati.
Ata shprehen se ky ujë duhet të mbetet në shërbim të komunitetit dhe jo në funksion të industrisë turistike./ Zoom.al