TRADITA FISNIKE E FAMILJEVE HASJANE
Në kujtim të 325-vjetorit të vdekjes së hasjanit Pjetër Bogdanit
Shkrim nga Nikollë Kërhanaj
Tradita e shkrimit dhe e shkollës në gjuhë shqipe, as në Has nuk kanë pushuar së vepruari, andaj edhe në këtë paraqitje, kalimthi do t’I prekim disa krijues të vjetër të kësaj trevëze, për të cilët është shkruar dhe shkruhet në vazhdimësi.
I.Dera e Kastriotëve: Lëvizjet e popullësisë (migrimet) brënda trojeve të veta iliro-shqiptare kanë qenë të përherëshme e të pandalëshme, të cilat edhe e kanë historinë e vet. Në këtë drejtim, edhe mbiemri Kastriot-i në Mazrrek të Hasit, mori kuptimin e një familjeje të forte patrialkale e cila me dominimin e saj i shtriu e i zgjëroi kufinjët përtej Hasit, me Pal Kastratin, i cili ndërkohë, edhe ndërroi mbiemrin e familjes nga Kastrati në Kastriot-i, nga edhe u lind Gjergj Kastrioti, emri dhe veprimtaria e tij bëri jehonë evropiane e aziatike. Nga kjo, mund të themi se kështjella apo kalaja e Fregnit në Pashtrik, nuk ishte e rastësishme.
II. Tradita e mirëfilltë letrare shqipe: Tradita e shkrimit shqip, në pjesën veriore të trojeve shqiptare ishte në vazhdimësi kohore. “Meshari” i don Gjon Buzukut (1555) është libri themeltar i të shkruarit shqip. Atë e zbuloi gjakovari, don Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740. Ai, aso kohe ishte kryeipeshkëv i Ipeshkvisë Shkup-Prizren i cili rezidonte në kishën “Të Ngriturit e Shën Mërisënë Qiell” në Zym. Pra, kisha e “Shën Mërisë”, Famulli në Zym, për 50-vjet me rradhë (1702-1752) u shndërrua në strehimore të Ipeshkëvisë. Ndaj edhe në Zym u krijua një traditë e shkollës dhe e historisë kulturore-letrare e kombëtare.
III. Në shekujt në vijim, në Has na paraqiten edhe autorë të tjerë si, frat Pal Hasi (-1599), për të cilin disa studiues e analistë të tij mendojnë se është nga rrethi i Zymit (?). Ka qenë meshtar i cili ka shërbyer në kishat e Shqipërisë Veriore e në Kosovë. Për shkrimet e frat Palit prej Hasi flet Pjetër Budi në “Doktrina e Krishterë” (1618) për poemën e tij “Dita e gjyqit”.
IV. Dera e Bogdanëve: Po e quajmë “Dera e Bogdanëve” sepse nga kjo familje dolën: Andrea, Pjetër, Gjon, Gjergj, Lukë dhe Zef Bogdani (gjashtë prelatë). Të gjithë përsonalitete të njohura të arsimit e kultures fetare e kombëtare. Për veprimtarinë e tyre u morën shumë
-2-
studiues të jashtëm e të brendshëm (shqiptarë). Ishin nga një derë (familje) e fisme-fisnike, derë përherë e hapur për çdokend, familje e virtytshme, guximtare e trime. Njëherit, edhe
lidhja miqësore me familjen Mazrreku, formojnë dy forca fisnike, shpirtërore e kombëtare që rrezatojnë për shkollën shqipe në Has. Ndaj, edhe Vajgandi thotë: Bogdani është krejtë shqiptar.
Sa i përket pyetjes, për vendlindjen e Pjetër Bugdanit do të paraqesim dëshminë se fshati GJINAN (Gjini, Gjinës(z) a Gjinaj), është saktësisht Bregdrini i sotëm ku ka qenë vendbanimi, njëherit edhe vendlindja e të parëve të Andrea Gjon Bogdanit e Pjetër Tadejë Bogdanit me vëllazër Mirëpo, nga vështirësit e kohes, nga epidemitë e ndryshme, lëvizjet tektonike të kohës në këtë vendbanim, kanë shkaktuar dyndjen e popullësisë, sa në Prizren, në Janjevë e gjetiu për të shërbyer e jetuar pas të cilëve kanë shkruar edhe familjet e tyre. Për dëshmi të emërvendit, Gjinan, kem në posedim dokumentin kur është zhvilluar gjykimi në mes Zymit e Krushës së Madhe për këtë truallishtë kinse mali qenka i tyre. Pronari i pasurisë Ibrahim Selimi, para kadisë (gjykatësit), deklaron:”… kjo parcelë gjendet në Gjinan, në rezidencën e timarit tim…të cilën e kam fituar me dekret mbretëror të Turqisë…në nahijen e Pashtrikut, në rrethin (Qarkun) në kufi me Dukagjinin…(shpjegon përkufizimin e saktë). Konkludim:”Këtë parcelë ia kam dhënë fshatit Zym”… Pason teksti i gjatë me shumë shpjegime të hollësishme e dëshmitarë si nga Zymi ashtu edhe nga fshatrat tjera përreth Zymit: Krajka, Lukjana (Lukini), Krusha e Madhe, Gjinovça (fshati Gjonaj i sotëm) etj. Testamenti u hartua në Gjinan, më 1836 dhe vërtetohet e nënshkruhet edhe nga Mustafë Ahmet Isuf Spahija dhe z. Sejfullahu më datë 12 xhemazi 1153, të cilët japin të njejtën deklaratë (si pronari) për përkufizimin, vendimin përfunndimtar, dëshmitarët etj. Këtë emërvend (Gjinan) e vërtetojnë edhe toponimet që gjallojnë edhe sot e kësaj dite, të cilat lidhen me emrin në fjalë,si: Gjinza-t, Lugi i Gjinzës, Kroni i Gjinit, Brija e Kronit t’Gjinit, Krekza e Gjinit…
Veprimtari dhe studiuesi i zellshëm e i merituar Prof. Dr.Shefqet Hoxha, në veprën e vet “Dy dyer të mëdha në Has: BOGDANI E MAZRREKU”, Tiranë, 2007, në f. 26 thotë se patronimi “BOGDANI” gjallon në fshatin GJINAN të Guriit të Hasit, që unë e njëjtësoj me GJONAJ. Për këtë
-3-
kem disa dokumente të vjetra që emërvendi i sotëm Gjon-i-aj, është Gjinovça (apo Gjonovça) e vjetër. Përderisa emërvendi Gjinan është vendbanimi i saktë (Bregdri i sotëm, disa here I
braktisur), ndërkaq, vendbanimi GUR-I, me siguri se ishte ndonjë lagje në përbërje të fshatrave: Gjinan-Zym-Shëgjeç me kishën e Shën Mërisë në mes –në Zym.
Në të mire të këtij realiteti, Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752), më 24 shkurt 1750, në Romë, në mes tjerash, raporton:” Kryeipeshkvinjët e mëhershëm Andrea e Pjetër Bogdani u linden në Has, në rrethinën e ngushtë të Zymit” (Dok.ACPF,SOCG, vëll.741, f.319). Prandaj, “Guri ndë Has” ose ka kuptimin e gjërë gjeografik “Hasi i Gurrit”(Hasi i Thatë ose Hasi i Brisë) apo ai është përcaktuar për ndonjë lagje e cila ka qenë e vendosur mbi Gurë karakteristik, apo në mes të shkëmbinjëve për vetmbrojtje vendsiguri. Ndërkaq, ai për axhën e vet Andrean, thotë se u lind në Gjinan ( Giannani), përbri Drinit, ndërsa për vetën deklaron se u lind-a në Gur…
Në analizë e sipër, nuk përjashtohet mundësia për të supozuar se me emrin “GUR-i”(shkëmb) e identifikon vetvetën nga se emri PJETËR, në shqip korrespondon- don të thotë- Gur-i apo shkëmb-i.
V. Të dhëna plotësuese: Arqipeshkvi i Tivarit Gjergj Bardhi, në vitin 1637, shenon edhe dy famullitë e Hasit, të Shën Mërisë së Gurit (Zymit,N.K.) dhe Shëgjeçit, me afërsisht 550 frymë të krishtera… Në vitin 1725,me imzot Pjetër Karaxhiqin, famullitar ishte don Pal Vaccagni, Zymi kishte 22 shtëpi me 250 frymë dhe se i përkisnin 17 famulli-filiala të tjera.
Andrea Bogdani, me të kryer Kolegjin (1635), emërohet famullitar në atdhe, në Has, së pari në Zgjeç (Shëgjeç)…
Të përfundojmë se Gjon Nikollë Kazazi ka qenë nxënës i Pjetër Karaxhiqit, ky ishte nxënës, njëherit edhe konviktor i Pjetër Bogdanit, ndërsa Pjetër Bogdani ishte nxënës (ministrant) i Andrea Bogdanit (i axhës së vet) si dhe i Pjetër Mazrekut-dajës së vet.
Gusht 2014.