Trafik kaotik nga udhetare te shumte drejt Selanikut per takimin e Rames. – Radhë kilometrike në Elbasan
4 Nentor 2024
Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e automjeteve ne Elbasan u shtrine deri në 5 kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët drejt Selanikut dhe ne kthim.
Gjithashtu trafik i rënduar është çdo ditë edhe në zonën e Librazhdit, kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.
Ka 12 vite qe Qeveria po zgjat pafundesisht segmentin e rruges nga Qaf Plloca, rruge qe ka nisur dhe jane kryer volume te medha para vitit 2013.
Këto punime, kane bërë që të bllokohen qindra udhëtarë të cilët po lëvizin nga Kapshtica drejt kryeqytetit. Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për tu përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.
Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shoferi duhet të kalojë një kalvar të gjatë vuajtjesh. Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë 4-5 orë kohë për një distancë rreth 160 km.