Trashegimia e Tragjasit.

“Trashëgimia në rrënoja e fshatit të braktisur mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe rivitalizimi i së harruarës”.-

Autorë: Florian Nepravishta, Ledita Mezini, Arta Dollani.

Monografia: “Trashëgimia në rrënoja e fshatit të braktisur mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe rivitalizimi i së harruarës” është realizuar në kuadrin e punës kërkimore të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, me qëllim evidentimin dhe dokumentimin e banesave rrënojë dhe të situatës urbane të Tragjasit të Vjetër, një vendbanim i mesjetës së vonë, i djegur tri herë dhe i lënë në harresë, për të mbetur sot një dëshmi e heshtur e luftërave që kanë ndodhur në këtë trevë.

Botimi prezanton një studim të thelluar për vlerat, historikun e ndërtimit, kulturën e trashëguar, karakteristikat dhe mënyrën e jetesës së fshatit. Krahas evidentimit të trashëgimisë arkitektonike dhe urbane, në këtë botim prezantohen edhe disa ide për rijetëzimin e Tragjasit, me qëllim zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zonë. Monografia i shërben lexuesit për njohjen, vlerësimin, ndërgjegjësimin për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si dhe ruajtjen e këtyre vlerave në vazhdimësi për brezat e ardhshëm.

Trashegimia e Tragjasit.

#BibliotekaJonë