”Tre deputetë socialistë në dosjen e SPAK-ut”, Çollaku: – Ndoka i hyri politikës kur Rama shpalli aleancën e ”qelbësirave”
22 Maji 2024
Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në dosjen e SPAK-ut janë tre erma deputetësh të partisë socialiste.
Çollaku: Vetëm në këtë episod të publikuar janë tre deputetë të partisë socialiste.
Arben Ndoka, Eduart Ndreca dhe Rrajat, histori vrasje, histori trafiku me tonaleta drogë.
Janë oficerë policie dhe banditë në një sofër bashkërisht, duke vrarë, duke trafikuar drogë, duke prodhuar pushtet për këta që e bashkëndajnë.
Këtu ngjarja më e rëndë është për politikanët dhe njerëzit e policisë dhe jo për ata të botës së krimit që ne i njohim prej vitesh si emra.
Ndoka i ka hyrë rrugës së krimit që kur u dënua në Itali.
Politikës i hyri kur Rama shpalli aleancën e ‘’qelbësirave’’ dhe këta i duheshin.
Vetëm tek ky fashikull kemi tre emra deputetësh e emra drejtuesish policie ku 30 prej të cilëve i mungojnë arrestit.
Nga OraNews