Tre kandidatët e zgjedhur te PSD-së janë pjesë e strukturave të PS
Tre kandidatët e zgjedhur te PSD-së janë pjesë e strukturave të PS
5 Maj, 2021
Tre deputetët e Partisë Socialdemokrate që do të futen në Gledis Çeliku, Meri Markiçi dhe Gertjan Deda nuk janë aspak të shkëputur nga strukturat e Partisë Socialiste.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadores Yuri Kim treguan prerazi se nuk e donin Tom Doshin në Parlament, dhe ky i fundit hoqi dorë nga mandati i tij duke sikur lidhjet PSD-PS, janë të pashkëputuara.Në një video të publikuar nga Syri,net thuhet se Gledis Çeliku është drejtor i PS në Shkodër, Meri Markiçi është drejtoreshë e PS në Shkodër, kurse Gertjan Deda është drejtor i PS në Kamëz. Të tre personat që do të marrin shumë shpejt mandatin në mënyrë zyrtare dhe do të futen në Parlament nën logon e PSD-së janë në fakt pjesë e partisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Nga Gazeta Telegraf
–