Tre kantieret e restaurimit te Monumenteve që nisin në verë.-
Tre kantieret e restaurimit që nisin në verë.-
Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës dhe Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit janë tre kantieret e reja të restaurimit që do të nisin këtë verë.
Projektet për rijetëzimin e tyre janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndan këtë lajm, thekson se teksa shumë flasin, të tjerët punojnë për rivitalizimin e vlerave të trashëgimisë sonë.
“Behari është kohë për turizëm, por edhe për restaurime. Ca flasin gjithë ditën e ca punojnë gjithë ditën, te këta të fundit bëjnë pjesë inxhinierët e Institutit të Monumenteve që kanë përgatitur projektet e restaurimit për 3 objektet e përfshira në kalendarin e restaurimeve të Vitit e Skënderbeut: – Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, – Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës – Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve shqyrtoi e miratoi projektet dhe brenda verës fillon puna në të tre kantieret.
Është padyshim kënaqësi për mua të ndaj me ju këto projekte.
Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër.
Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985