Tre pacientë të rinj në gjendje të rëndë. Manastirliu: – Jemi në një moment kritik.
Tre pacientë të rinj në gjendje të rëndë. Manastirliu: – Jemi në një moment kritik.
9 KORRIK 2020
Ministrja Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se në spitalin Infektiv, ndër 6 pacientë që janë në gjendje të rëndë 3 prej tyre janë mosha të reja, përkatësisht, 46, 47 dhe 49 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, tha se jemi në një moment mjaft kritik, por ende në kohë për të reflektuar. Ajo u shpreh se vendi nuk do të izolohet sërish, por pa shëndet ekonomia nuk mund të rritet.
“Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta. Masat që kemi marrë nuk do jenë asnjë herë aq efikase, nëse sjellja e qytetarëve nuk do të ndryshojë që t’i bëjë këto masa efektive. Sepse nuk mund të kemi një polic pas çdo qytetari, pas çdo subjekti. Kjo nuk mund të ndodhi, nuk e kemi luksin një qytetar një polic, por nuk jemi vonë për të reflektuar. Kjo duhet të jetë një përpjekjeje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes, e jetesës në një realitet të ri”, tha ministrja Manastirliu.
L.F-dritare.net