Tre të rinj brenda një dite, Covid nuk kursen as moshat e reja dhe “të shëndetshmit”. Emrat dhe Foto

17 Mars 2021

Pas dy djemve nga Vlora, humbet betejën me sëmundjen edhe një 32-vjeçar nga Kukësi

Koronavirusi u ka marrë jetën 3 të rinjve brenda një dite. Mësohet se një 32-vjeçar nga Kukësi ka humbur betejën me Covid-19.

Fillimisht u njoftua mesditën e sotme se ishte ndarë nga jeta 31-vjeçari nga Vlora Myrtezan Memushaj.

Myrtezan Memushaj

Ai ishte nisur për kurim më të specializuar drejt Turqisë, por fatkeqësisht u nda nga jeta 4 ditë pasi kishte mbërritur në spital.

Më pas, i riu tjetër Lorenc Gavani nga Vlora nuk mundi të mbijetojë nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

Lorenc Gavani

Prej ditësh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtruar në intubim. Lenci siç e njihnin të gjithë kishte një biznes “Fast-Food” në Vlorë dhe ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Rreth një orë më parë u bë e ditur se 32-vjeçari nga Kukësi, Xhafer Gjana është ndarë nga jeta pas infektimit me koronavirus.

Xhafer Gjana

Ai njihej një komunitet si një besimtar i devotshëm i fesë së Krishterë. Lajmi u njoftua nga faqja e komunitetit të krishterë në Tiranë, ku ai ishte një anëtar aktiv.

Gazeta Dita