Tre të vdekur/ Silva Bino: – Dy të konfirmuar nga gripi, presim konfirmimin për tjetrin. Ja situata në vend. –

4 shkurt 2019.

Dy persona të vdekur nga gripi dhe një tjetër që ka ndërruar jetë, që pritet të konfirmohet nga ekzaminimet përkatëse nëse ka pasur si shkak pikërisht virusin e gripit.

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP, ka konfirmuar për mediat se kemi aktualisht tri persona që kanë vdekur në Sanatorium. “2 raste të konfirmuara me grip dhe një rast tjetër që mendohet për grip, dhe po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit, ka ndërruar jetë në Sanatorium”- ka thënë ajo në një deklaratë dhënë për mediat.

Bino ka sqaruar se “Gripi ka intensitet mesatar në rritje, dy javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të rasteve me grip, vihet re me infeksionet respiratore akute, që kanë shkuar në 19 mijë rate, por është situatë e ngjashme me vitin që shkoi dhe virusi që qarkullon është Ah1N1”- ka thënë ajo.

Sipas Binos, jemi në sezonin e gripit, kemi intensitet mestar, por rritje të shpejtë. “Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që ka për efektivitetin e saj, që kanë ardhur nga jashtë rajonit. Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjec dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese, dhe është faktor rreziku”- tha ajo.

Shënohet viktima e dytë nga gripi, pacienti ndërron jetë te Sanatoriumi

Shënohet viktima e dytë nga gripi në Shqipëri. Nje tjeter pacient me komplikacione mesohet e ka nderruar jete ne Sanatorium, nderkohe qe vetem nje dite me pare u raportua ndarja nga jeta e nje personi nga Elbasani, po ne kete spital.

Arben Sula, 48 vjeç, nga Elbasani, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në kryeqytetet, mëngjesin e të dielës. Ka qenë shefja e Reanimacionit, Alma Cani, e cila dha informacion mbi gjendjen e 48- vjeçarit, por pa konfirmuar nëse bëhej fjalë për gripin e derrit apo jo.

SHKAQET

Sipas Canit, ishin komplikacione të tjera ato të cilat çuan në humbjen e jetës. Arben Sula ishte shtruar para pesë ditësh në Reanimacionin e Sanatoriumit dhe pavarësisht ndihmës shëndetësore që i ishte dhënë, nuk mundi të mbijetonte.

“Pacienti kishte pesë ditë që kishte ardhur në spitalin tonë. Ka ardhur në spitalin tonë me një gjendje shumë të vështirë në frymëmarrje, u detyruam ta fusnim në asistencë me frymëmarrje artificiale. Pacienti fatkeqësisht vuante nga patologji kronike të mushkërive, ishte duhanpirës, alkoolist dhe pavarësisht ndihmës intensive, nuk mundi të mbijetonte. Sa i përket gripit, ne nuk kemi konfirmim për raste me grip derri, por janë të prekur nga gripi sezonal, kryesisht pacientë që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike, përfshi këtu moshat e treta që janë më pak rezistente ndaj këtyre virozave. Këshilloj të bëhet vaksinimi paraprak dhe duhet të jenë në kontakt me mjekët e familjes dhe mjekët specialistë”, tha doktoresha. Ndërkohë, në Reanimacion janë edhe tetë persona të tjerë.

***

Pak ditë më parë u raportua se tre pacientë nga Elbasani ishin dërguar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” për ndihmë më të specializuar. Dyshohej se ishin të prekur nga virusi AH1N1, i njohur edhe si gripi i derrit.

Por nga ana e Institutit të Shëndetit Publik nuk u konfirmua një gjë e tillë. Ndërkohë, mjekët tregohen të rezervuar në dhënien e informacionit. Shefja e Reanimacionit, Alma Cani, tha një ditë më parë se numri i të shtruarve kishte shkuar në 8, por u tregua e kujdesshme duke mos e lidhur këtë gjendje me gripin e derrit.

“Agresiviteti i virozës së këtij viti nuk është i madh në raport me vitet e kaluara. Aktualisht janë tetë të sëmurë, por nuk kemi konfirmim për grip derri, por grip sezonal. Pacientët nuk janë vetëm nga Elbasani, por edhe nga qytetet të tjera”, shtoi Cani

Gazeta Panorama.