Tri ditë pas shembjes së HEC-it në Holtë ka nisur ndërtimi i tjetrit. –
Tri ditë pas shembjes së HEC-it në Holtë ka nisur ndërtimi i tjetrit. –
26 gusht 2019
Por rreth 1 kilometër më tej po ndërtohet një HEC i dytë, “STRORI”.
Kanë qenë banorët e zonës që denoncojnë ndërtimin që po kryhet në rrjedhën e lumit.
Firma private “Era Hydro” ka bërë punime në hyrje të kanionit, ka gërryer shtratin e lumit, ka marrë zhavorr, madje ka bërë edhe një mur ngjitur me hyrjen e kanionit, duke e bërë të vështirë hyrjen në Monumentin e Natyrës.
Tubacionet dy metër të gjerë dhe dy metër të lartë, ku do të kalojë uji i lumit janë vendosur në dalje të kanionit.
“Na u premtua se nuk do të ndërtohet HEC tjetër, por kjo punë po vazhdon. Kjo zonë e gjitha do të thahet nëse futet uji në tuba”, – shprehen banorët.
Të pyetur në lidhje me ndërtimin e një HEC-i të dytë, autoritetet vendore nuk pranojnë të japin një përgjigje zyrtare.
j.l./ dita