Trishtuese! – Njihuni me fshatin e Sarandës që ka vetëm 5 banorë. …24 PRILL 2022
Trishtuese! – Njihuni me fshatin e Sarandës që ka vetëm 5 banorë. …24 PRILL 2022
GAZETA SHQIP
E rrallë por edhe e trishtuese! Këto janë fjalët që përshkruajnë fshatin Sirikat në Sarandë i cili ka vetëm 5 banorë.
Një ndër 5 banorët është dhe një 34-vjeçar i cili refuzon të largohet nga fshati.
“Pse të iki, kam dhe një punë këtu, nuk jam keq”-kanë qenë këto fjalët e një të riu që nuk ka braktisur fshatin Sirikat të Sarandës.
Bëhet me dije sipas mediave se Vangjeli është i vetmi i ri që nuk është larguar nga vendi i tij. Përveç 34-vjeçarit në Sirikat jetojnë edhe 4 banorë të tjerë të cilët janë të moshuar.
34-vjeçari jeton me prindërit dhe nuk është martuar, ndërsa konsiderohet si “shpresa e vetme” që mund të popullojë Sirikatin.
Prej dekadash, problem për banorët është amortizimi i rrugës. Rruga e cila nga Saranda duhet të zgjaste rreth 15 minuta shkon 1 orë.
Ndërkohë, Urania nëna e Vangjelit që është 65 vjeçe ndjen nostalgji për kohën kur fshati ishte i populluar, ndërsa për të mos u ndjerë vetëm përpiqet të mbushë kohën me punët e shtëpisë.
“Me punët e shtëpisë, me bagëtitë, kopshtin. Jam vetë dhe vajzë e vetme jam. 2 shtëpi kanë ngel, ca ikën në Greqi disa të tjerë poshtë te varrezat, kanë vdekur, kisha prindërit edhe ata vdiqën”-
është shprehur ajo.