Tritan Shehu kërkon dorëheqjen e Bashës: – Je në kohë të bësh edhe këtë lëvizje
Tritan Shehu kërkon dorëheqjen e Bashës: – Je në kohë të bësh edhe këtë lëvizje
9 DHJETOR 2021
Deputeti i PD ka kërkaur dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti që mban në parti, pak para së të mbahet Kuvendi i 11 dhjetorit.
I ftuar në emisionin “Top Talk” ai theksoi se Basha pas dorëheqjes mund të kandidonte sërish për postin e kryetarit të PD-së.
Shehu gjithashtu e ka ftuar Bashën që të jetë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe të diskutojë e të japë mendimet e tij.
“Partia është në krizë dhe duhej të diskutohej dhe në momentin që u mblodhën firmat në mënyrën më qesharake të mundshme më anti statuore deklaron një kongres që nuk është kongres por antikongres. Në politikë ka një konsekuencë. Unë sot kërkoj hapur qartë dorëheqjen e zotit Basha bazuar në tre kolona kryesore dhe pika të tjera. Unë kërkoj nga zoti Basha që të vijë në kongresin e datës 11. Ai po të dojë të kandidojë prapë nga e para pasi ka dhënë dorëheqjen. Berisha ka thënë që nuk përjashtoj të jem një nga konkurrentët për kryetar. Çdo gjë do të vendoset në kuvendin e 11 për të marrë të gjitha vendimet”, tha Shehu.
Gazeta Sot