Tritan Shehu kritikon ashpër kryeministrin: – Po manipulon..
20 Dhjetor 2024
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se mbledhja e sotme e deputetëve të 2 Kuvendeve, Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë, po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të mbuluar dëmet që i ka sjellë shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë.
Komentet Shehu i bëri në një emision televiziv, ku tha se kryeministri Edi Rama i ka bërë shërbime të mëdha presidentit ser, Aleksandër Vuçiç, në dëm të Kosovës.
Duke e quajtur takimin si hipokrit, ai tha se hezitoi të shkonte në Kosovë, por shtoi se u bë mirë që një përfaqësi e PD shkoi atje.
“Nuk vajta sepse hezitova të shkojë, sepse e pashë që dotë ishte një mbledhje shterpë, pa asnjë kuptim, ku Rama do shfaqte paternalizmin e tij dhe do ta përdorte si gjethe fiku për bëmat ndaj Kosovës. Unë e kam thënë edhe dje në Parlamentin shqiptar që nuk mund të shkojë në atë mbledhje.
Deputetët shqiptarë është një turp që të shkojnë në atë mbledhje, pa miratuar së paku në Parlamentin shqiptar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Ishte një takim i krijuar nga Rama, hipokrit, për të fshehur dëmet e mëdha që i ka bërë Kosovës dhe shërbimit të madh që i ka bërë Vuçiç-it”, tha Shehu