Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit.
29 QERSHOR 2022
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrjen e një garazhi në Sarandë.
Mësohet se garazhi është në pronësi të Mariel Muratit , ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.Mesohet se hoteli ishte inauguruar para pak ditësh, ndërsa kjo është hera e dytë që i vendoset tritol.
Më 9 shkurt 2021 në hotelin asokohe në ndërtim shpërtheu një sasi e vogël tritoli.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.