“Tronditen” bursat, rritet çmimi i naftës/ Çfarë ndodhi me tregjet pas sulmit rus në Ukrainë
“Tronditen” bursat, rritet çmimi i naftës/ Çfarë ndodhi me tregjet pas sulmit rus në Ukrainë
– 24.02.22
Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës raporton BBC.
Çmimet e arit dhe jenit japonez, të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale, po ashtu janë rritur më 24 shkurt.
Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.
Grafika e treguesve ne burse nga yahoo finance
Tregjet e bursave në Europë pësojnë rënie
Tregjet evropiane të aksioneve ranë të enjten pas sulmit mbi Ukrainë.
Në Londër, FTSE 100 (^FTSE) ra 2.5% pas hapjes
CAC francez (^FCHI) ra 4.2%
DAX (^GDAXI) ishte 3.7% më i ulët në Gjermani.
Michael Hewson, analisti kryesor i tregut në CMC Markets UK, tha: “Ndoshta nuk është hiperbolë të thuhet se Europa tani është në momentin e saj më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore“.
Tregjet në SHBA dhe Botë
Përtej Atlantikut, Wall Street- me treguesit e saj ishin gjithashtu thellësisht në të kuqe raporton Yahoo Finance
Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vendosin “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë.
Dollari amerikan është rritur gjithashtu ndjeshëm dhe yield-et e obligacioneve qeveritare kanë rënë ndjeshëm.
Numri i vendeve të punës në SHBA më vonë të enjten ka të ngjarë të bjerë më tej nga java e kaluar në 1.58 milionë, dhe niveli më i ulët që nga niveli i ulët rekord që pamë në fund të vitit të kaluar.
Tregjet aziatike të aksioneve ranë brenda natës me Nikkei (^N225) që ra 1.8% në Japoni,
ndërsa Hang Seng (^HSI) u ul me 3.2%
në Hong Kong dhe Shanghai Composite (000001.SS) ra 1.7%.
Gjitashtu raportohet se Tregjet e aksioneve Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.
Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë. Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të intervenojë për të stabilizuar tregun.
Gazeta Shqiptare