Tronditen tregjet financiare pas infektimit të Trump me Covid, rritet vlera e Jenit japonez
Tronditen tregjet financiare pas infektimit të Trump me Covid, rritet vlera e Jenit japonez
2 TETOR 2020
Dollari dhe jeni japonez pësuan një rritje ditën e premte pasi Presidenti amerikan Donald Trump rezultoi pozitiv me Covid-19. Kjo nxiti investitorët, vetëm një muaj nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Trump shkroi në Twitter se ai dhe bashkëshortja e tij Melania u infektuan me Coronavirus dhe do të fillonin menjëherë karantinën.
Jeni japonez pati rritjen më të fortë në më shumë se një muaj. Kjo vuri në lëvizje tregtarët që u çuditën në impaktin që kjo mund të ketë në zgjedhje, duke nënvizuar pasigurinë e tregut rreth implikimeve për votimin e nëntorit.
“Presidenti amerikan është infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse, nuk e dimë sa do të rrezikojnë njerëzit për shkak të kësaj, dhe nuk jemi të sigurtë se sa ndikon në zgjedhje. Por besoj që mundësia që Trump të mbijetojë është goxha e lartë,” tha shefi i hulumtimit të brokërave në Melburn.
Gazeta Shqip