Tronditëse: – Ekipi i CNN lokalizon varrin masiv në Bucha, mbi 300 civilë të vrarë dhe masakruar
Tronditëse: – Ekipi i CNN lokalizon varrin masiv në Bucha, mbi 300 civilë të vrarë dhe masakruar
3 PRILL 2022
Një varr masiv është zbuluar në qytetin Bucha, në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit, i cili tronditi gjithë mediat dhe autoritetet ndërkombëtare.
Bëhet me dije se varri masiv i gjendur në Ukrainë, fillimisht është pikasur nga një ekip i CNN.
Bëhet me dije nga banorët për CNN se trupat u varrosën fillimisht, në territorin e Kishës së Shën Andreas dhe Pyervozvannoho, në ditët e para të luftës, thanë banorët për CNN.
CNN pa dhjetëra trupa në çanta të grumbulluara brenda varrit. Disa ishin pjesërisht të mbuluar.
Sipas banorëve, më shumë trupa tashmë janë varrosur në vend. Ata thanë se i përkasin kryesisht civilëve të vrarë në luftimet rreth Bucha. Banorët i thanë CNN se rreth 150 njerëz janë varrosur atje.
Kryebashkiaku i Bucha tha në komentet publike të shtunën se mund të ketë deri në 300 viktima të varrosura në vend.
CNN nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këta numra ose identitetet dhe kombësitë e atyre që ishin varrosur.
Bucha ka pasur luftimet më të rënda që nga fillimi i luftës. Automjetet ruse të shkatërruara janë nëpër rrugë dhe shumica e shtëpive janë dëmtuar.
Korrespondenti ndërkombëtar i CNN, Fred Pleitgen, producenti Vasco Cotovio, producentja Daria Markina dhe fotoreporteri Byron Blunt gjithashtu panë njerëz në vendin e varrit masiv duke qarë dhe duke kërkuar trupat e të dashurve të humbur.
Gazeta Shqip