Tronditet Greqia pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin, raportohet për shembje të objekteve dhe njerëz nën rrënoja

27 SHTATOR 2021

Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm ka tronditur Greqinë. Nga informacionet bëhet me dije se ka qenë me magnitudë 5.8 ballë e shkallës righter dhe ka goditur Kretën, zonën e Arkalochorit.

Mediat greke informojnë se disa shtëpi janë shembur dhe se raportohet se ka persona nën rrënoja.

Tronditet Greqia pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin,

Forca të shumta janë nisur drejt Arkalochorit për ‘tu ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar.

Gazeta Sot