Trump bisedë telefonike me Putin: Presidenti rus nuk dëshiron më vdekje
9 Shkurt 2025
Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se kishte një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Në një intervistë në bordin e Air Force One të premten, Trump iu përgjigj një pyetjeje se sa herë kanë folur të dy udhëheqësit duke thënë se ishte “më mirë të mos thuhej”.
“Ai (Putini) dëshiron të shohë që njerëzit të ndalojnë së vdekuri”, tha Trump për New York Post.
Në fund të janarit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin ishte gati të zhvillonte një bisedë telefonike me Trump dhe se Moska po priste lajme nga Uashingtoni se ishte gjithashtu gati. Të premten, Trump tha se ka të ngjarë të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy javën e ardhshme për të diskutuar përfundimin e luftës.
Lufta, e cila shpërtheu me pushtimin e forcave ruse në Ukrainë, mbush tre vjet më 24 shkurt. Mijëra njerëz, shumica dërrmuese ukrainas, janë vrarë në konflikt. Trump tha gjithashtu për Neë York Post se ai kishte gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe se ai ka një plan specifik për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje.
“Shpresoj që kjo të ndodhë shpejt”, tha ai. “Çdo ditë njerëzit vdesin. Kjo luftë në Ukrainë është shumë e keqe. “Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, vuri në dukje presidenti amerikan.
Gazeta Dita