Trump dhe Vuçiç të qeshur duke shtrënguar duart, çfarë nuk u pa nga takimi në Shtëpinë e Bardhë (FOTO)
Trump dhe Vuçiç të qeshur duke shtrënguar duart, çfarë nuk u pa nga takimi në Shtëpinë e Bardhë (FOTO)
5 Shtator 2020
Kosova dhe Serbia biseduan dje në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar disa foto nga takimi, ku shihet duke shtrënguar duart me presidentin Donald Trump.
Por një nga fotot që do mbetet gjatë në kujtesën e publikut dhe mund të cilësohet pa frikë si fotoja e momentit, është ajo ku Vuçiç qëndron para Trump.
Vuçiç, i ulur në një karrige përballë presidentit të SHBA Donald Trump, i përngjan një skenë të një të pandehuri para gjykatësit.
Ky moment është shkëputur nga takimi i djeshëm ku më ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike prej 16 pikash.
“Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen”, tha Trump dje.
“Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”, vijoi ai më tej.
Gazeta Shqip.