Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, analiza e BBC: – Mandati i dytë i republikanit mund të tronditë themelet e NATO-s, aleatët të shqetësuar
6 Nentor 2024
Fitorja e Donald Trumop në SHBA, ka ngjallur shumë shqetësime në mesin e shumë aleatëve të NATO-s.
Siç shkruan BBC, në mandatin e tij të fundit si president, ai kërcënoi se do të tërhiqej nga aleanca, duke akuzuar aleatët evropianë se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Ky ka qenë një refren i njohur nga disa presidentë amerikanë të frustruar që kaq shumë aleatë presin të garantojnë sigurinë e tyre nga Amerika.
Dallimi? Trump dukej i gatshëm të tërhiqet nga aleanca.
“Katastrofa” u shmang në një samit të NATO-s në vitin 2018, kur aleatët e NATO-s u duk se ia vunë veshin paralajmërimit. Kryeministri i atëhershëm holandez Mark Rutte ndihmoi në shpëtimin e ditës duke i dhënë Trumpit meritën për të bindur aleatët të shpenzonin më shumë.
Tani si kreu i NATO-s, Rutte ka qenë edhe një herë i shpejtë për të lavdëruar Trumpin për ndryshimin e rënies së shpenzimeve ushtarake evropiane. Kjo është një nga arsyet pse Rutte, u zgjodh për këtë punë. Shpresojmë se Rutte mund të ndihmojë në shmangien e përsëritjes së 2018-ës.
Sipas BBC, një mandat i dytë i Trump mund të tronditë edhe një herë themelet e NATO-s. Përqendrimi i Trump te “Amerika e Para” dhe kërcënimi i paraqitur nga Kina, ka të ngjarë të tendosin aleancën transatlantike.
Po kështu edhe dëshira e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë shpejt, pasi ka pak oreks midis mbështetësve të Trump për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
NATO, e cila vepron me konsensus, mund të ndahet për vazhdimin e furnizimit të Ukrainës me armë. Industria e mbrojtjes evropiane nuk mund të mbushte boshllëkun e lënë nga arsenali më i fuqishëm në botë.
Shenjat nuk janë të mira. Gjatë fushatës, Trump tha se Rusia mund të bëjë “çfarëdo dreqin të dojë” me aleatët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.
Kjo ndjenjë minon plotësisht arsyen e ekzistencës së NATO-s, mbrojtjen kolektive. Kreu i NATO-s, Mark Rutte, të cilin disa e kanë quajtur pëshpëritës i Trump, do të duhet të përdorë të gjitha aftësitë e tij të lajkave për të mbajtur aleancën të bashkuar./BBC