26 Shkurt 2025

Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për televizionin grek “MEGA”, e cila vjen dy ditë pas mitingut që Sali Berisha bëri në Athinë, ku po ashtu dhe ai dha intervista për mediat greke.

Gjatë intervistës, Rama është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë në vitin 2016, ku e konsideronte Donald Trump-in si një rrezik për Amerikën, gjithë botën dhe rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Rama u justifikua se në atë kohë ishte më i ri, nuk i ishin zbardhur të gjitha flokët dhe se Trump ishte ende kandidat dhe jo president, teksa shtoi se tani ka ndryshuar mendim.