Trupa të NATO-s në Ukrainë? Moska e tërbuar: Do të sulmojmë ushtarët francezë
9 Maji 2024
Retorika mes Rusisë dhe shteteve të NATO-s, po shkon drejt një trajektoreje të rrezikshme. Pasi kërcënoi të godasë pozicione ushtarake britanike nëse Kievi do të përdor raketat e gjata të Londrës për të sulmuar Moskës, kjo e fundit përcjell një paralajmërim të qartë edhe për Francën.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se nëse presidenti Emanuel Macron do të dërgojë trupa në Ukrainë, ato do të bëhen shënjestër legjitime e ushtrisë ruse. Zakharkova e cilësoi retorikën e kreut të Elizesë si agresive dhe të rrezikshme.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme tha gjithashtu se konflikti do të mbyllej në vetëm dy javë nëse Perëndimi do të ndalte furnizimet me armë për Kievin.
“Dihet se Macron e shpjegoi këtë retorikë si një dëshirë për të krijuar një lloj pasigurie strategjike për Rusinë. Duhet ta zhgënjejmë, pasi situata për ne duket më e sigurt. Ne e kemi ndarë mendjen prej disa kohësh. Nëse francezët shfaqen në zona konflikti, do të bëhen shënjestra të sulmeve ruse.”
Macron shkaktoi polemika të ashpra në muajin shkurt, pasi tha se nuk do të përjashtonte dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se nëse Moska fiton, besueshmëria e Europës do të reduktohej në zero. Ndërsa vende si gjermania dhe Italia nxituan të kundërshtonin Macron, shtete të tjera e përkrahën.
Lituania, e cila ka thënë se nuk duhet të vendosen vija të kuqe, sipas Financial Times, Lituania po përgatitet të dërgojë ushtarët e vet në tokën ukrainase për një mision trajnimi. Një peticion ukrainas, i postuar në faqen e presidencës në internet bën thirrje për ndërhyrje të huaj në Ukrainë.
Në të thuhet se Kievi duhet t’i kërkoj SHBA-sw, Britanisë dhe vendeve të tjera të dërgojnë Trupa për të ndihmuar në sprapsjen e rusëve. Në një reagim, Moska, e cilësoi tejet të rrezikshme një lëvizje të tillë, dhe tha se po e monitoron situatën me shumë kujdes.