Tryeza e OSBE, zbardhen propozimet e PD-së për reformën zgjedhore

19 nentor  2019

Sot po zhvillohet tryeza e dytë e OSBE për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason.

Jane zbardhur propozimet e përfaqësuesit të opozitës se bashkuar Ivi Kaso me tryzën e OSBE për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.

Ndër të tjera PD kërkon: Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

Financimi i partive dhe fushatës dhe ulja e kostove të politikëbërjes

Opozita e bashkuar është e përkushtuar për:

– Integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.

– Rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

Për këtë qellim jemi të gatshëm të bëjmë:

– Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

– Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

– Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

– Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

– Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

– Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

– Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë e detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

– Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

– Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi I mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

– Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

– Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

– Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

– Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi I cili duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF.

o.j/dita