Tsipras pyet opozitën: -Pse nuk doni ti përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë?

:09/02/2019.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqinje, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai pyeti tha se opozita nuk do që të përmirësohen marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Partia Demokracia e re nuk pajtohet me asgjë. Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me turqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqedonase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian. Nëse zoti micotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian”, tha Tsipras.

Kreu i partisë opozitare Mitsotakis kërkoi menjëherë zgjedhje të parakohshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/