13 Shkurt 2025

Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani, në fjalën e tij në tubimin e qytetarëve pro SPAK, deklaroi se Rama sulmoi dje SPAK, duke “dalë nga shinat”.

Shabani theksoi se Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e popullit shqiptar. Ai tha se njerëzit e ligjit nuk do të lihen të vetëm.

Endri Shabani: Jemi këtu për të mbështetur SPAK-un. Edi Rama doli haptazi duke sulmuar SPAK. Rama po prish provat, po intimidon dëshmitarët, ka shkuar në zyrën e Bashkisë dhe ka uzurpuar pushtetin vendor, ka dalë nga shinat. SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar.

Kushdo që vjedh popullin shqiptar e ka vendin te burgu 313, te burgu i Durrësit, te burgu i Elbasanit. Askush mos të synojë politikën për të vjedhur popullin shqiptar.

Balkanweb