Tufa e drerëve “strehon” gomarin që u arratis nga ferma 5 vite më parë: Duket i lumtur me “familjen” e re
23 Qershor 2024
Dy krijesa krejtësisht të ndryshme, por kanë zgjedhur të bashkëjetojnë dhe të jenë si një “familje” për njëri-tjetrin.
Kjo është historia e një gomari që u arratis nga ferma pesë vjet më parë në Kaliforni dhe është gjetur “duke jetuar jetën e tij më të mirë” përkrah një tufe drerësh të egër.
Një alpinist pa gomarin “Diesel” në mesin e drerëve dhe postoi videon në rrjetet sociale.
Pronarët Terrie dhe Dave janë të bindur se kafsha në pamje është gomari i tyre i humbur në vitin 2019. Ai duket pjesë e pandarë e tufës, i ndryshëm në fizik por ka reflekse dhe sillet si ata.