Tuma e Kamenicës Korce. –
Tuma e Kamenicës Korce. –
Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.e.s, pra ka një histori gati 700-vjeçare. Në këtë tumë gjenden të konservuara si, Unaza e varrit qendror të tumës, grupi i parë dhe i dytë i varreve me strukturë monumentale si dhe pjesa tjetër që është lënë e pa gërmuar, ku mendohet se në atë pjesë të tumës ekzistojnë edhe 400 varre të tjerë. Gjithë veprimtaria kërkimore shkencore që u realizua sipas të gjitha kritereve bashkëkohore e me mjete moderne gjatë këtyre fushatave të gërmimeve në terren, u organizua dhe drejtua nga Lorenc Bejko, Maria Grazia Amore dhe Skënder Aliu. Në përfundim të këtyre gërmimeve u provua se tuma e Kamenicës përfaqëson monument in mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë.