20 Korrik 2024
Nga Ilir Dako
Pretendimet e sahanlipërsve për një propagandë anti turizëm nuk janë gjë tjetër vetëm përpëlitje për të justifikuar dështimin e kryeministrit tonë propagandist.

Prej ditësh qeveria, kryeministri dhe gjithë entourage sahanlëpirës mediatik kanë instaluar sirenat e alarmit për një grup armiqësor mediatiko-politik-ekonomikna është shfaqur me sulme të tmershme ndaj turizmit shqiptar. I pari që e lëshoi ishte një deputet anonim idiot që i kërkonte SPAK të fuste me urgjencë në burg këtë grup armiqësor. Pas tij nisi dora vetë naltmadhnia e tij, Edi Rama për të vazhduar me korin mediatik të shpurës lehëse të dirigjuar nga gebelsi Fuga.

Çudia nuk qëndron në faktin që një politikan, një media apo qoftë dhe një person komun të lëshojë akuza për cilësnë e turizmit, problematikat e tij apo dhe dështimin e tij. Çudia qëndron në faktin që qeveria shqiptare bie në reminishencë të mentalitetit punist të trashëguar para vite ’90. Akuzat me armiq klasash jo vetëm që nuk intimidojnë njeri në këtë difuzion informacioni dhe as prodhojnë imazh të ndryshëm nga ai që ekziston në eterin mediatiko politik. Nëse turizmi  po lëngon këtë vit ka njëmijë arsye dhe këtë fakt nk mund ta fshehin as qeveria, as Edi Rama dhe as shanlëpirësit mediatikë që kanë mi 30 vite që lëpijnë kusitë e pushtetit të radhës. Askush nuk intimidohet nga epitete të tilla të dala boje nga oratorë 2 lekësh  që duan ti gjenden në krah dështimit të qeverisë me politikat e saj për turizmin.

Është fakt i pamohueshëm që turizmi shqiptar dallohet për kohëzgjatje të shkurtër falë mentalitetit të varfër dhe mungesës së eksperiencës në këtë fushë. Megjthëse po mbyllet muaji korrik plazhet përballen me mungesën e prenotimeve, ku e vetmja shpresë mbetet muaji gusht, ndërkohë që çmimet kanë pasur një rritje katastrofike për xhepin e kujtdo.

Pretendimet e sahanlipërsve për një propagandë anti turizëm nuk janë gjë tjetër vetëm përpëlitje për të justifikuar dështimin e kryeministrit tonë propagandist.

Turizmi shqiptar lëngon dhe do të shkojë drejt kolapsit total nëse shteti nuk mendon për një strategji kombëtare për energjizimin e tij dhe vënien në shina.

Nëse plazhet nga veriu deri në Durrës kanë një rënie të lehtë kjo vjen si rezultat i konkurrencës me Greqinë, ku turisti kosovar shikon më leverdi të shkojë në Selanik dhe rrethina pas heqjes së vizave, pasi kostua dhe shërbimi janë më cilësore se ato shqiptare. Gjithsesi trendi i plazheve të sipërpëmendura është më pozitiv se ai i jugut të vendit për faktin e vetëm se kultura e shërbimit dhe kostua kanë ngelur të paluajtura nga sezoni në sezon, në pjesën tjetër ka pasur një ngritje të çmimeve skandaloze.

Jugu i vendit, hiq Vlorën që ka qenë më e kujdesshme në cilësi dhe shërbim ka lëvizur në mënyrë absurde çmimet duke i bërë shumë më të shtrenjta se plazhet më të shtrenjta të botës.

Problemi më i madh i jugut qëndron në mungesën e shteretërve dhe të fuqisë puntore, që e detyron biznesin të veprojë në mënyrë anormale në raport me cilësinë dhe koston. Mungesën e investimeve në infrastrukturë, ku në fshatrat e perandorëve  vjen era fekale dhe ka mungesë furnizimi 24 orë me ujë.

Politikat qeveritare që stimuluan fshatrat turistikë në vend të rrisnin numrin e shtretërve i kthyen këto investime në dispozicion të pastrimit të parave nga qeveritarët makutë të pasuruar nëpërmjet politikës. Subvencionet e dhëna në favor të investitorëve u kthyen në fitim të bizneseve të cilët investuan duke bërë një biznes të rëndomtë shitje blerje të banesave, ku tvsh, taksa doganore, truajt e falur nga shteti u kthyen në të ardhura për ndërtuesit ortakë me qeverinë. Dhjetra “fshatra turistikë” në Palasë, Drimadhë, Dhërmi deri në Sarandë nuk rritën numrin e shtretërve por krijuan shtëpitë e dyta e të treta për hajdutë qeveritarë. Mjafton të trokasësh në çdo vilë në këto zona dhe do shikosh se aty jeton kyeministri aktual, ai pasardhës, të gjithë ministrat e qeverive të majta apo të djathta dhe shpura me deputetë që jaë pasuruar nëpërmjet favoreve qeveritare. Kush është turizmi që do zhvillohet në këto zona pseudoturistike kur të gjitha plazhet publike janë në dispozicion të kësaj bande hajdutësh. Gjithë jugu është shndëruar në zonë verimi të kësaj cete, ku vetëm fjala turizëm nuk ekziston.

Përveç taksave, tuajve të vëna në dispozicion të bandës së Ali Babës, qeveria shqiptare bëri dhe një tjetër vepër kriminale, atë të tunelit të Llogarasë një kosto qindra milionë që për nivelin aktual dhe për shumë vite të mëpasme do të jetë gropa e zezë e ekonomisë shqiptare pasi është ndërtuar për shtëpitë e verimit të politikanëve dhe biznesmenëve të lidhur me qeverinë. Nëse shikon investimin ky tunel të çon te investimet e Zamir Manes dhe asnjë centimetër më tej. Gjithçka e vënë në dispozicion të tij. Belinda Balluku i ndërtoi me lekët e qeverisë edhe pistën e helikopterë e pa justifikuar se kush është përfitimi nga këto investime. Shkoni një ditë dhe shikoni kush jeton. Nga Edi Rama, Zamir Mane, grupe mediatike të pasuruar nga kryeministri shqiptar, ministra, deputetë etj.

Turizmi shqiptar në jug ka dështuar dhe pavarësisht klithmave të kasnecëve të Edi Ramës për veprimtari armiqësore daj turizmit, kemi të bëjmë me piskamën e dështimit të një qeverisje të papërgjegjshme të një qeverie kryekëput të korruptuar. Nëse do i referoheshim justifikimeve se kjo propagandë antiturizëm vjen nga vendet fqinje,  shifrat kokëforta tregojnë të kundërtën

Greqia, subjekti më afërmendësh i një teorie komploti, ka një vijë bregdetare prej 15 mijë kilometrash (ndërsa Shqipëria ka 400). Në një vit të zakonshëm ka 30 milionë turistë, të cilëve arrin t’u shërbejë para së gjithash falë punës së qindramijëra emigrantëve shqiptarë. Turqia ka rreth 8400 kilometra vijë bregdetare dhe rreth 50 milionë turistë në vit. Me pak fjalë, larg të qenit “halë” në sytë e armiqve, Shqipëria është një vend tërësisht i parëndësishëm për t’u marrë, edhe nëse këto vende do të ishin armike, kur në fakt janë aleate. Normalisht që vetë raporti në përmasa të shtyn të mendosh se, edhe nëse do të ishin me të vërtetë armiqësore, as Greqia, as Turqia as Italia, as Kroacia e as ndonjë vend tjetër nuk do të merrte mundimin që të shante në rrjetet e medias sociale turizmin shqiptar për të përfituar vetë. Gjithë kjo është një krakaritje e sorave që ushqehen me ndonjë copë nga tthërrimet që ju heh Edi Rama.

Gazeta Sot