9 Nentor 2024

“I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike. Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë. Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh. Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve. Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë kundrejt moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të bëhet “investitor strategjik” për marrjen e një sipërfaqeje të madhe toke publike prej 77 mijë metra katrorë në bregdetin e Lukovës.

Ky buxhet është buxhet mjerimi. A e dini ju miqtë e mi, se vetëm 2.6 përqind është lënë për fëmijët tanë në shkolla, për shkollat e fëmijëve tanë,” deklaroi Berisha.