
Turqia sekuestron anijen ruse që po transportonte drithë ukrainas

Turqia sekuestron anijen ruse që po transportonte drithë ukrainas
3 Korrik 2022
Autoritetet doganore turke kanë sekuestruar një anije tregtare ruse që transportonte drithë që Ukraina e ka shpallur të vjedhur, tha sot ambasadori i Ukrainës në Turqi.
“Kemi bashkëpunim të plotë. Anija tani është në hyrje të portit, duke u ndalur nga autoritetet doganore turke”, tha ambasadori Vasyl Bodnar për televizionin shtetëror ukrainas.
Ai tha se për fatin e anijes do të vendoset pas mbledhjes së organeve kompetente që do të mbahet nesër, të hënën.
Nga OraNews