Tymi zi “mbulon” Vlorën, dy zjarrëfikëse në vendngjarje
20 Dhjetor 2022
Qyteti Vlorës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga re e zezë tymi, e cila ka ardhur si pasojë e djegieve të disa gomave në periferi të qytetit.
Tymi ka krijuar një situataë problematike nga ndotja, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrëfikëse për të shuar flakët.
Na pamje e siguruara shihet se zjarri i është vënë një “mali” me goma.
Po ashtu duket se persona të zonës janë angazhuar për të larguar gomat që nuk janë prekur ende nga zjarri, për të bërë të mundur shuarjen sa më shpejt të tij.
Gazeta Sot